Hollande javën e ardhshme do të takohet me Obamën dhe Putinin

Presidenti francez, François Hollande javën e ardhshme do të realizojë vizitë në Washington dhe në Moskë, ku do të takohet me Presidentin amerikan, Barack Obama dhe me Presidentin rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga rezidenca Elysee njoftohet se Hollande për të diskutuar rreth luftës ndërkombëtare kundër organizatës DAESH dhe situatës në Siri, më 24 nëntor do të qëndrojë në Washington, ndërsa më 26 nëntor në Moskë.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se Hollande në kuadër të takimeve zyrtare do të takohet me Obamën dhe Putinin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button