Banorët e Çairit paguajnë errësirën!

Banorët e disa lagjeve në Çair ankohen se ndriçimi mungon në rrugët e tyre, edhe pse atë rregullisht e paguajnë së bashkë më faturën e rrymës në EVN.

“Më shumë nuk kemi ndriçim sesa që kemi. Ndoshta në natë apo dy kemi pastaj dy javë nuk kemi. Ankohemi tek EVN, vinë për t’i rregulluar, mirëpo prapë po ndodh e njëjta gjë. Po na neglizhojnë kurse ne paguajmë faturat rregullisht”, tha Sefer R., banor.

Mungesa e ndriçimit vështirëson lëvizjen gjatë orëve të mbrëmjes, pasi që në rrugë nuk shihet asgjë.

“Ka persona që punojnë deri vonë e sidomos vajza të reja që punojnë nëpër dyqane të cilat mbyllën në orën 7-8. është tmerr po të kalon këndej, nuk shihet asgjë, duhet të bëjmë dritë me celular që të shohim rrugën së paku, të mos hymë në ndonjë gropë apo themel”, tha Salie Rahimi, banore.

Banorët e kësaj komune gjithashtu u ankuan edhe në OJQ Duam Çair të Pastër.

“Jam banor i lagjes së Çairit dhe momentalisht kjo është gjendja që po mbizotëron. Siç arrihet të shihet edhe në videon e incizuar ku që nga fillimi i natës së sotme nuk ka asnjë ndriçim këtej. Ankesa dhe brenga ime por besoj se edhe shumë të tjerë e kanë këtë preokupim qëndron në atë se : kur kërkohet te paguhen faturat e rrymës elektrike në të neve detyrohemi të paguajmë edhe ndriçimin e rrugëve dhe parqeve , mirëpo gjendja e ndriçimit është në shumicën e netëve i kalojmë në errësirë kur duhet që neve si banor të dalim nga vendbanimet tona duhet patjetër të kemi mjete ndriçuese me vete që te mos na gëlltisin pusetat të cilave ju mungojnë edhe kapakët e tyre , të bëjmë kujdes edhe nga gropat ku kemi rrugët të stërmbushura me to , që vështir të kalohen edhe me shkallë dhe në fund pas gjithë kësaj situate që na kaplon errësira si në kohërat e lashta , presim të agon dielli dhe të shohim se ndonjërit nga fqinjëve tanë i është thyer vetura ose banesa e tij nga vjedhësit” ankesa e një qytetarë në OJQ DÇP .

Qytetarët gjithashtu u ankuan edhe për çmimin e lartë të rrymës dhe faturat shpesh paushalle që vinë nga vetë EVN.

“ E vendosin çmimin si të duan, përqindje e madhe ndalet si taksë, mundohemi sa më shumë ta kursejmë energjinë, por e kotë. Sa më shumë e kursejmë aq më shumë na vjen. Është turp që një shtet si Maqedonia të ketë çmime aq marramendëse të rrymës. Na erdhi fatura e tetorit 5000 denarë, ende pa lëshuar ngrohje”, thonë qytetarët.

Zëdhënësit e EVN-së, Vlera Gjakova dhe Atanas Kovaçevski nuk janë të kapshëm për të dhënë deklaratë dhe sqarime lidhur me situatën e krijuar në këtë komunë.

LEXO MË SHUMË:

Kur EVN “plaçkit” xhepat e qytetarëve!

Reagime: Pse EVN ndërroi njehsorët e rrymës?!

EVN i ‘dogji’ qytetarët me faturat e saj!

Fushatë kundër faturave të shtrenjta të EVN Maqedoni

Banorët e Vevçanit protestuan para EVN-së me qirinj të ndezur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button