fbpx

Ukraina dhe Suedia e kompletojnë mozaikun e Francë 2016

Suedia dhe Ukraina janë kualifikuar për në Kampionatin Evropian pasi kanë eliminuar Danimarkën përkatësisht Slloveninë
Suedia ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian, pasi ka eliminuar fqinjën e saj, Danimarkën me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Ndeshja e sontme ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoj baras 2:2, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2:1. Të dy golat për Suedinë në këtë takim i shënoj Ibrahimovic, ndërsa për vendësit shënoj Poulsen dhe Vestergaard.

Në Euro 2016 është kualifikuar edhe Ukraina që eliminoj Slloveninë me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 3:1. Ndeshja e sonte në Slloveni përfundoj baras 1:1 me golat e Cesar për Slloveninë dhe Yarmolenkos për Ukrainën. Suedia dhe Ukraina tashmë janë dy skuadrat e fundit , të 24’ që kualifikohen në Kampionatin Evropian.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close