Arnaudovska: Maqedonia me gjyqësor të pavarur

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë të Republikës së Maqedonisë Aneta Arnaudovska në Uashington po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për trajnim gjyqësor. 

Qendra kombëtare e gjykatësve shtetëror të SHBA-së është nikoqire e takimit të 270 pjesëmarrësve nga 70 shtete në botë. Në intervistë për Zërin e Amerikës ajo thotë se në Maqedoni ka gjyqësi të pavarur, për shkak se vendi i ndërmori të gjitha reformat, me qëllim që ta avancojë gjyqësinë. 

“Ne i kemi implementuar të gjitha standardet ndërkombëtare: trup personal që i zgjedh dhe shkarkon gjykatësit – do të thotë jo Kuvendi dhe Qeveria, pastaj Akademia si institucion i ri, i cili do të sigurojë kritere objektive për zgjedhje të gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, dhe, gjithsesi, se duhet të punojmë në implementimin e standardeve në praktikë”, thotë Arnaudovska.
Në pyetjen se si të bëhet beden midis pushtetit gjyqësor dhe ekzekutiv në Maqedoni, drejtoresha thotë se parimet e pavarësisë janë dhënë në të gjitha standardet ndërkombëtare dhe se në praktikë duhet shumë të punohet që të inkurajohen gjykatësit dhe prokurorët që të jenë të pavarur nga politika.
 “Posaçërisht ne si Akademi do të jemi të përqëndruar në gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm. Gjatë gjashtë viteve të fundit janë zgjedhur 300 gjykatës dhe prokurorë publikë. Duhet me këmbëngulje të punohet në drejtimin e përforcimit të rezistencës së gjykatësve dhe prorkurorëve ndaj politikës. Do të thotë, ky është poces”, tha në intervistë drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë Aneta Arnaudovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button