Xhaferri: Përbërja e Komisionit Anketues është partiake, janë të mundshme ndikime partiake

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, tha se janë të mundura ndikime politike në punën e Komisionit sepse ky komision ka përbërje partiake.

“Përbërja është partiake. Mund të ketë ndikime partiake sepse anëtarët janë propozuar nga partitë politike. Kjo është sipas rregullores, sepse ndryshe s’ka si të zgjidhen anëtarët e komisionit. Hipotetikisht gjithmonë mund të ndodh që të ketë pengesa, por ashtu si është marrëveshja e Përzhinos të gjithë kemi marrë përgjegjësinë që punën ta vazhdojmë deri në fund në interes të qytetarëve që i përfaqësojmë. Komisioni anketues është organ mbipartiak kurse anëtarët duhet të ngrihen mbi synimet dhe interesat partiake.” – tha Xhaferri.

Unë mund të them në emër të BDI-së, shtoi ai, që jemi të interesuar që pikat t’i realizojmë dhe deri në fund të realizohet ajo që është qëllim i Marrëveshjes së Përzhinos.

Në fillim të funksionimit të Komisionit Anketues për përgjimet, tashmë kanë dal vështirësitë. LSDM do të insistojë që të dëgjohen të gjithë aktorët nga bisedat e publikuara kurse VMRO-DPMNE vazhdon të refuzojë që Komisioni të merret me indikacionet se funksionarët shtetëror kanë kryer vepra penale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 81 vota pro dhe 2 kundër, votuan Komisionin anketues për përgjimet të a.q “bombat e opozitës”. Komisioni anketues do të përbëhet nga Antonio Milloshoski, Sillvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhiq, Liljana Zaturoska dhe Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE; Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi nga BDI; Ernad Fejzullahu nga PDSH dhe Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski, Petre Shilegov dhe Goran Misovski nga LSDM.

Petre Shilegov do të jetë kryetar i Komisionit anketues, ndërkaq për zëvendës të tij është caktuar Goran Misovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button