Davutoglu: Lufta jonë do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e terrorizmit

Kryeministri turk dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) Ahmet Davutoğlu, në një fjalim në takimin e 105-të të Partisë AK me kryetarët e qyteteve tha se “lufta jonë do të vazhdojë me vendosmëri deri në çrrënjosjen e terrorizmit, deri sa malet, fushat, lumenjtë dhe qytetet të pastrohen nga terrorizmi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu theksoi se Partia AK vetëm në tre qytete nuk ka mundur të nxjerrë deputetë.

“Shpresojmë se duke punuar më shumë në këto qytete në një kohë të shkurtër do të mundësojmë të drejtën e përfaqësismit. I bëj thirrje votuesve tanë në qytetet Şırnak, Hakkari dhe Tunceli të cilët nuk kanë votuar Partinë AK që asnjëherë të mos mendojnë se nuk janë të përfaqësuar. Partia AK tani bashkë me 317 deputetët e saj në Parlament do të kryejë përfaqësimin e qyteteve Şırnak, Hakkari dhe Tunceli”, deklaroi kryeministri turk.

– “Detyra jonë më e madhe është të mbrojmë dinjitetin e grave tona”

Kryeministri Davutoğlu mes tjerash tha se detyra e tyre më e madhe është të mbrojnë dinjitetin dhe lavdinë e grave. “Kush do që cenon një grua, çfarë do pikëpamje politike që ajo të ketë duhet ta dijë se do të përballet me ne, kush do qoftë ai dhe çfarë do lloj pikëpamjeje politike të ketë. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë deri sa të fshihet në çdo cep të Turqisë dhuna kundër gruas, qoftë ajo verbale apo fizike”, u shpreh Davutoglu.

– “Nevojitet një kushtetutë liberale”

Davutoğlu ndër të tjera ka vënë në dukje se nevojitet një kushtetutë e re. Sipas tij, çështja parësore më e rëndësishme për Turqinë në këtë periudhë të re është një kushtetutë e re.

“Tashmë Turqia nuk qeveriset më nga një kushtetutë grushti e cila nuk është në përputhje me frymën demokratike. Kemi nevojë për një kushtetutë liberale e cila bazohet në parimet e ndarjes së pushteteve, mbi dinjitetin njerëzor. Shpresojmë se në këtë periudhë do të realizojmë objektivin për një kushtetutë të re në përputhje me ksuhtet e ndryshimit të Turisë”, deklaroi kryeministri turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button