Fakiç dhe Demiri në Nigeri për talente të reja

Të luash në fazën e grupeve të “Europa League” sigurisht që është madhështore për një ekip shqiptar. Skëndërbeu e ka bërë të prekshme këtë arritje dhe tani mendon edhe për të ardhmen e klubit. Synimi i presidentit Takaj është ndërtimi i një klubi modern, si të gjithë skuadrat e tjera Europiane, pjesë e të cilave është edhe Skëndërbeu.

Afrimi i drejtorit Sportiv në klub, Haris Fakiç, i ka dhënë një tjetër koncept politikës së klubit për lojtarët e rinj. Kështu, është rikonstruktuar akademia e Skëndërbeut dhe rezultatet po shihen menjëherë.

Së fundmi, drejtori sportiv Haris Fakiç, së bashku me ndihmësin e tij Ertan Demiri kanë udhëtuar drejt kryeqytetit të Nigerisë, Lagos. Arsyeja sigurisht është për mbikëqyrjen e talenteve.

Në datat 11 – 19 nëntor, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit në Nigeri, në dy qytete Lagos dhe Ere po zhvillohet turneu i talenteve të rinj “Real Sapphire”, në të cilin marrin pjesë lojtarë të moshave të vogla deri në 19 vjeç nga Nigeria, Gana, Kameruni dhe Kepi i Shpresës së Mirë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button