Facebook bashkëpunon me Microsoft për problemet e sigurisë

Kompanitë Microsoft dhe Facebook duan të gjejnë probleme të sigurisë me disa teknologji kyçe që fuqizojnë uebin.

Dyshja ka bashkëpunuar për të krijuar një projekt për shpërblim për gjetësit e vrimave, të quajtur HackerOne, që shpërblen hulumtuesit e sigurisë për gjetjen e problemeve me PHP, OpenSSL, Apache dhe madje edhe portokollet themelore të komunikimit në internet.

Shpërblimet shkojnë nga 300 dollarë minimumi, deri në 5 mijë dollarë, varur nga dobësia e posaçme dhe rreziku përkatës.

Vullnetarët nga Facebook, Microsoft dhe madje nga Google do të formojnë një panel për të vlerësuar paraqitjet dhe është një listë e rregullave që nuk janë treguar për të siguruar që vrimat raportohen dhe nuk zbulohen në mënyrë korrekte.

Derisa Microsoft, Facebook dhe Google garojnë mes tyre online, bashkëpunimi është dizajnuar për të pasur si cak vrimat e profilit të lartë që do të mund të dëmtonin infrastrukturën kyçe në internet.

“Edhe nëse ne jemi garues të egër… skuadrat e sigurisë nuk duhet të jenë garues,” thotë udhëheqësi i sektorit të sigurisë së produktit në Facebook, Alex Rice në një intervistë për Reuters.

“Gara jonë është kundër djemve të këqij.” Edhe Facebook edhe Microsoft për momentin ofrojnë shpërblime për ata që raportojnë për vrima në siguri me para për problemet kyçe në softuer.

Facebook për momentin ishte akuzuar për injorim të një raporti për një vrimë në siguri, duke e shtyrë një hulumtues që të postojë hollësitë në murin e CEO-s Mark Zuckerberg.

Microsoft ka paguar më tepër se 128 mijë dollarë shpërblime deri tani, me 100 mijë dollarë të dhënë për vrimat që punuan me masat mbrojtëse të sigurisë në Windows 8.1.

Lajme të ngjashme

Back to top button