Ademi iu ik gazetarëve, nuk dëshmohet ku janë 919 tituj të përkthyer në shqip! (VIDEO)

Sot u promovuan 14 tituj të rinj në gjuhën shqipe në kuadër të projektit “1000 libra” i cili, sipas MASH, duhet të përfundojë në fillim të vitit 2016. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, gjatë promovimit tha se gjithsej janë përkthyer 919 tituj.

“Vitet e fundit në fushën e arsimit u bënë lëvizje të theksuara. Deri tani janë përkthyer gjithsej 919 tituj. Ky projekt paraqet një hap të madh në lëmin e arsimit dhe shkencës përmes së cilës literature botërore me reputacion botëror është në dispozicion edhe për të gjithë profesorët universitar, asistentët, studentët dhe të gjithë qytetarët e interesuar. Projekti është futur në fazën përfundimtare dhe pritet diku në fillim të vitit të ardhshëm të promovohen edhe 81 tituj tjerë të mbetur për përkthim dhe botim.” – tha Ademi.

Çështja e përkthimit të 1000 titujve të librave në gjuhën shqipe si pjesë e projektit 1000 tituj të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, vazhdon të mbetet një mister.

Përkthimi i këtyre titujve ishte paraparë që të shkon paralelisht në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Përderisa në gjuhën maqedonase janë promovuar mbi 900 tituj të përkthyer, në gjuhën shqipe, numri është diskutabil.

Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, për Portalb, thonë që kanë pranuar vetëm rreth 100 tituj kurse për një periudhë të gjatë nga MASH thuhej se titujt e përkthyer në shqip ishin në magazinë.

Në ueb faqen e posaçme për këtë çështje, gjenden të gjithë librat e përkthyer në gjuhën maqedonase por shumë rrallë mund të bie në sy ndonjë titull libri i përkthyer në gjuhën shqipe.

Në fund ministri Ademi porositi gazetarët që të presin jashtë për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre por pas kësaj, ai i shmangu gazetarët dhe u drejtua për te makina e tij. Nuk arritëm që të lidhim kontakt as nëpërmjet telefonit për ta pyetur se ku janë realisht këto 919 tituj të përkthyer në shqip dhe pse vazhdojnë që t’i mbajnë të fshehta këto të dhëna.

Lexo: Dyshime për keqpërdorim të projektit 1000 Tituj, ku janë librat në gjuhën shqipe?!

Lexo: Skandaloze! Librat shqip nuk shpërndahen, ruhen në magazinën e MASH-it?!

Disa nga librat e përkthyer në kuadër të këtij projekti, hasën në reagimin e studentëve dhe profesorët të cilët i konsiderojnë përkthimet si skandaloze.

Lexo: Përkthim skandaloz në projektin gjigant të MASH-it (FOTO)

Lexo: Përkthimi i 1000 titujve në shqip është skandaloz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button