Arrestohet djali i Klusevit në SHBA për “shpërndarje ilegale të drogës”

Ludimil Klusev, djali i kryeministrit të parë nga pavarësia e Maqedonisë, Nikolla Klusev, është arretuar në SHBA për “shpërndarje ilegale të lëndëve narkotike”, njofton Fairfield Dailyvoice.

Klusev në SHBA punon si psikiatër. Sipas autoriteteve zyrtare, ai është arrestuar për shkak se pacientëve ua ka shkruar në sasi të mëdha barnat  “aderal” dhe “zanaks” (te ne të njohura me emrin “heleks”) për të cilat ia kanë paguar me para në dorë. Nën akuzën e njëjtë është arrestuar edhe Dushan Bostov, transmeton Portalb.

Klusev është nxjerrë para gjykatësit dhe i është shqiptuar masë paraburgimi, ndërkaq Bostov është liruar me kusht, duke i lënë për garanci 200.000 dollarë.

Në hetim ka pasur edhe dëshmitarë të mbrojtur dhe një polic i cili është paraqitur si pacient. Ata kanë pohuar se Klusev u ka shkruar barna pa i kontrolluar, për këtë ata i kanë dhënë para, transmeton Portalb.

Dënimi maksimal për këtë vepër është 20 vite burg. Klusev, gjithashtu është i akuzuar për larje parash, për të cilën mund të dënohet me dënim minimal prej 10 vjet burg.

Sipas informatave nga SHBA, Klusev më parë ka qenë i akuzuar dhe i dënuar me 15.000 dollarë për ngacmim seksual të pacientes. Ludimil Klusev është djali i akademikut dhe kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikolla Klusev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button