Opozita: “Zaednica” nuk kalon!

“Zaednica nuk kalon”, “Mos i ngoni hajnat”, janë brohoritje të aktivistëve që po kërkojnë të tërhiqen nënshkrimet e përfaqësuesve shqiptar nga dokumenti për formimin e të a.q. të Asociacion i Komunave serbe, raporton Portalb.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi ka thënë se kjo çfarë është duke bërë pozita nuk do të tolerohet.

Në këtë reagim të VV-së thuhet se “Kadri Veseli thirri seancë të jashtëzakonshme nën masa të rrepta policore. Kuvendi është mbushur me policë brenda dhe jashtë”.

“Deputetët e opozitës pamundësuan mbajtjen e seancës, ndërsa tash deputetët e koalicionit të “Zajednicës” i janë kthyer byfesë së Kuvendit për të mbajtur takimet e tyre ilegale aty”.

“Në anën tjetër, jashtë ndërtesës së Kuvendit, njësitet speciale të policisë intervenuan dhunshëm ndaj aktivistëve të opozitës që ishin duke qëndruar jashtë, në shenjë solidariteti me deputetët e opozitës në Kuvend”.

“Ky pushtet, është i gatshëm të trazojë gjithë vendin, për t’i qëndruar besnik Serbisë! Kjo nuk do të tolerohet”, thuhet në fund të reagimit./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button