Degradimi personal nuk sjell degradim profesional

[Recension: Bekim Neziri dhe Xhevat Ademi do të informohen si mjelen lopët]

Ky është një tekst ofendues i cili nuk i ngjason gazetarit profesional. Autori i këtij teksti ka dashur  që të degradojë ministrin e ekonomisë Bekim Neziri duke hiperbolizuar  projektet e partisë maqedonasë në pushtet por e ka bërë atë në mënyrën e gabuar.

LinkBekim Neziri dhe Xhevat Ademi do të informohen si mjelen lopët – tetova1.comu deri te artikulli origjinal: Bekim Neziri dhe Xhevat Ademi do të informohen si mjelen lopët

Data dhe koha e publikimit: 10/11/2015

Data e recensionit: 14/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në mënyrë thumbuese, autori shkruan se ministri do të mësojë t’i “mjelë lopët”, vetëm duke u nisur nga fakti se do të shkojë për vizitë në një  fermë lopësh.

“Në mungesë të rezultateve siç i ka VMRO-ja, që po ndërton 200 kilometra rrugë në Maqedoninë lindore, por edhe nën presion të zgjedhjeve që po afrohen, ministri i ekonomisë Bekim Neziri (shef i shtabit zgjedhor të BDI-së), i është përkushtuar kohën e fundit bagëtisë dhe bujqësisë. Ai so të do të qëndrojë në Reçicë të Madhe, ku do të vizitojë fermën e lopëve “Izo Zullce”.

Kualifikimet dhe komentimet e autorit vazhdojnë edhe më tej duke përfunduar se “mjelja e lopëve” nuk do tu sjellë rezultat pozitiv  në zgjedhje partisë shqiptare në pushtet, duke rikujtuar rastet fatkeqe cak i të cilëve ishte popullata shqiptare në Maqedoni por gazetari nuk ka zgjedhur mënyrën më të duhur për ta bërë këtë.

“Të vogla janë gjasat që teknikat moderne për mjeljen e lopëve t’i sjellin ndonjë rezultat solid partnerit të VMRO-së, pas asaj që bënë në Kumanovë dhe komuna tjera shqiptare”

Forma më e pranueshme për të hedhur poshtë fushatën e dikujt  është që ta krahasosh atë me projektet të tjera konkrete që i ka bërë pala tjetër, apo duke evokuar  premtimet konkrete të cilat i ka dhënë personi në fjalë e që nuk i ka realizuar. Si në Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë, ashtu edhe në të gjitha rregulloret e botës për zhvillimin e gazetarisë si profesion, qartë theksohet se një lajm duhet fillimisht të ketë interes publik, të ketë bazë të mirë përmbajtësore, të ketë të gjitha palët e përfshira në një çështje, si dhe të shkruajë vetëm të vërtetën.

Lajmi në fjalë, shfrytëzon një situatë reale, për të ndërtuar mbi të një situatë komike. Por humori nuk njihet si lajm. Kurse tentativat e këtilla për degradime, janë shkelje e rëndë e të drejtës që të jep profesioni i gazetarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button