Basha e Cikalleshi për barazim nga humbja

Shqipëria ka arritur një barazim 2:2 me Gjeorgjinë në ‘Qemal Stafa’, pavarësisht se ishin duke humbur me rezultat 0:2.

Mysafirët treguan forcën e tyre që në minutën e dytë të takimit, kur shënuan golin e parë me anë të Kashias, me të cilin rezultat përfundoj edhe pjesa e parë.

Gjeorgjia shënoj edhe një gol në fillim të pjesës së dytë, kur Chanturia shënoj në minutën e 53’të për 2:0.

Kur pritej që takimi të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli Migjen Basha, i cili shënoj për 1:2 në minutën e 88’të, ndërsa në minutën e fundit të takimit Cikalleshi shënoj një supergol për të barazuar rezultatin në 2:2.

Kujtojmë se De Biasi në këtë ndeshje nuk luajti me formacionin më të mirë, pasi u dha minutazh disa futbollistëve që kanë luajtur më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button