MPJ pranon 9 diplomat

Ministria për punë të jashtme (MPJ), ka shpallur konkurs publik për të pranuar nëntë (9) diplomatë për Ministrinë përkatëse.

Bëhet fjalë për pesë vende pune, ndërsa kandidatët potencial duhet të plotësojnë disa nga kriteret bazë, thonë nga sektori i marrëdhënieve me opinion pranë MPJ-së.

‘Për vendin e punës Shef i njëhsisë për organizimin e aktiviteteve të ministrit, pranohen (1) person. Kandidati të ketë të kryer shkencat humae me së paku 300 kredi (EKTC), të ketë së paku katër vite përvojë pune në këtë sektor, të njohë mirë së paku dy gjuhë të huaja, të ketë certifikatë adekuate, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike në nivel republikan’ thonë në MPJ.

Në vendin e punës bashkëpunëtor të organizimit të aktiviteteve, sektori për organizim të ministrit pranohen dy persona.
‘Kushtet të cilat duhet ti plotësojnë, të kenë të kryer fakultet me së paku 180 kredi, shkenca humanitare, tekniko-teknologjike; të mos ketë përvojë pune, aktivisht të njohë dy gjuhë të huaja të ketë certifikatë adekuate, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike në nivel republikan’.

‘Pranohen dy bashkëpunëtor në sektorin e marrëdhënieve me mediume dhe opinion, të kenë të kryer arsimimin e lartë, së paku 180 kredi, të mos ketë përvojë pune dhe të njoh dy gjuhë të huaja, të kenë certifikatë adekuate, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike në nivel republikan’ thuhet në MPJ.

Dy vende pune janë në Azi dhe Pacifik, personat të kenë të kryer fakultetin me së paku 180 kredi, të njohin shkëlqyeshëm dy gjuhë të huaja, të kenë certifikatë adekuate, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike në nivel republikan. Kurse dy vende pune janë për sektorin e analitikës me po të njëjtat kritere si më lartë.

Konkursi është i hapur deri më 23 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button