389 shqiptarë nga Kosova marrin nënshtetësi austriake

Në nëntëmujorët e parë të 2015, Austria ka dhënë mbi 6093 pasaporta, që është 7,4% më shumë sesa vitin e kaluar në të njejtën periudhë. Kjo don të thotë se numri i të huajve në Austri vazhdon të rritet. Kryesisht përfituesit vijnë nga Ballkani.

“Numrin më të madh të përfituesve të nënshtetësisë austriake e përbëjnë banorët nga Bosnja, 911, të ndjekur nga turqit, 774, serbët, 467, banorët nga Kosova, 389, Ukraina, 252, Rusët, 212, Egjipti 167, rumunët, 164, indianët, 163 dhe banorët nga Maqedonia 155,”shkruan krone.at, transmeton Bota sot.

Sa u takon regjioneve, më tepër kanë përfituar nga Viena, ndjekur nga Voralbergu, Karnten dhe Salcburgu. Sa u takon arsyet e fitimit të nënshtetësisë, kryesore janë nga qëndrimi mbi 6 vjet në Austri dhe nga martesa me një austriak ose austriake, transmeton Bota sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button