Tre vjet burg për pronarët që kërkojnë nga punëtorët të kthejnë një pjesë të rrogës!

Përveç manipulimit me paga, për punëdhënësit është parashikuar dënim me burg prej tre vitesh edhe për punësime në të zezë, si dhe burg deri në pesë vite nëse pushojnë nga puna punëtorin i cili paraqet ose është dëshmitar të këtyre dukurive. Kjo parashihet me ndryshimet ligjore që janë parashtruar në Kuvend në lexim të parë, shkruan Veҫer.

Punësimi në të zezë si dukuri ekziston me dekada dhe deri tani është sanksionuar në mënyra të ndryshme, por pa rezultate të mëdha. Sipas statistikave zyrtare në shtet punojnë rreth 150.000 punëtore që punojnë në të zezë. Kërkesa që punëtorët të kthejnë një pjesë të pagës është po ashtu shumë evidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button