KK Kushtrimi i pamëshirshëm edhe në Shkup

Klubi i Karatesë “Kushtrimi” dita ditës po tregon se po ndërtohet në një klub të fortë edhe pse ka vetëm 2 vjet nga themelimi i saj. Kjo po dëshmohet me sukseset e njëpasnjëshme që po i tregojnë garuesit e tyre nëpër gara vendore dhe ato ndërkombtare.

Merita për gjithë këto suksese kanë trajnerët e klubit Irfan Aliu, Ismet Sherifi dhe Samir Saliu që janë të palodhur gjatë përgatitjeve intenzice që zhvillojnë tani më në palestrën e re që u transeruan para disa ditëve. Suksesi i fundit i klubit nga Hasanbegu, ka qen në fundjavë në turneun që u zhvillua në Shkup, “13 Nëntori” duke fituar 10 medalje, prej tyre 5 ari, 3 argjendi dhe 2 bronz.

Vendet e para i fituan Rudina Aliu (kumite, 35kg), Emir Ramadani (2005, -30kg), Besnik Aziz (45kg, 2003), Erduan Ramani (junior, -75kg) dhe Medin Dema (kata, 2003). Vendin e dytë Merdijan Asani, Besnik Kadriu e Lina Asipi, kurse Xhejlan Jahiu dhe Alem Asipi fituan bronz.

Lufta të mira treguan edhe Berk Saliu, Ilmi Kadriu dhe Adnan Kadriu por nuk arritën deri te medalja. Kryetari i klubit, Irfan Aliu shpreh shumë i kënaqur me suksesin “Treguam edhe një herë se bëhet fjalë për klub serioz dhe që punojmë maksimalisht .Dhe me e rendesishmja është se medaljet u arriten në kategori me shumë konkurencë”, tha Aliu. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button