Gruevski: Investime prej 600 milionë euro për projekte në Hekurudhë

Me vozitje promovuese në relacionin Shkup ­ Veles, sot u lëshua në qarkullim treni i ri elektromotor i Hekurudhave të Maqedonisë SHA Transport, i furnizuar nga kompania kineze CRRC, i pari nga gjashtë trenat për udhëtarë të furnizuara me projektin qeveritar për ripërtërirje të parkut të atomjeteve të hekurudhës. Treni i ri është me kapacitet për 200 udhëtarë, me tabelë elektrike për drejtim, kamera në vend të retrovizorëve, monitorë për kabinën e makinistit, vagone të klimatizuara, displeje elektronike për shënimin e stacioneve, vakuum­toalete…Është përpunuar në pajtueshmëri me standardet teknike për interoberabilitet të BE­së.

“Projektet vijuese për blerje të trenave dhe vagonëve të rinj, për renovim të stacioneve hekurudhor, të hallave për mirëmbajtje, si dhe për ripërtërirje dhe ndërtim të binarëve të rinj hekurudhor, paraqesin investim i përgjithshëm në vlerë prej 600 milionë euro. Investimet e këtilla kapitale në Hekurudhë nuk janë bërë më shumë se 30 vite më parë. Me të njejtën dinamikë vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Me zëvendëskryeministrin Zoran Stavreski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski, përfaqësues të kompanisë kineze dhe të HM Transport dhe ambasadori kinez në Maqedoni Ven Zhen Shun ishin midis udhëtarëve të parë të vozitjes promovuese. Treni i ri, theksoi, është treni i parë nga shumica e trenave të rinj modern me të cilët do të ripërtërihet parku i automjeteve të Hekurudhësm investim kapital prej 25 milionë eurosh, siguroi përmes Bankës Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim. Paraprakisht si pjesë e projektit u furnizuan 150 vagonë të rinj transportues, investim prej 13 milionë eurosh. Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski theksoi se me Buxhetin për vitin e ardhshëm planifikohen dy miliardë e 200 milionë denarë investime në hekurudhë pse, siç tha, 15 herë më shumë në krahasim me vitin 2006.

“Qëllimi është që hekurudha e Maqedonisë ta marrë pamjen të cilën duhet ta ketë, gjegjësisht të jetë moderne dhe funksionale, diçka që duhej të jetë që para shumë viteve, por po ndodh tani dhe nuk guxon të prolongohet mëtej. Rezultatet veçmë janë të dukshme, sot jemi dëshmitarë të një imazhi se si duhet të jetë hekurudha e Maqedonia. Ky tren është vetëm një pjesë e mozaikut në të cilin punojmë për një Maqedoni moderne”, tha Stavreski.

CRRC, informoi ministri Misajllovski, në pajtueshmëri me marrëveshjen e HM Transport duhet të porosisë edhe një tren elektromotor deri në fund të këtij viti, ndërsa në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm katër trena me dizel. “Hekurudha prej sot hynë në erë të re në të cilën qytetarët do të ndjejnë se ka është transport cilësor, i shpejtë dhe komod. Ky trend me kapacitet pre 200 udhëtarë ëstë një prej trenave të prodhuar më bashkëkohor, i bërë në pajtueshmëri me të gjitha standardet e BE­së”, tha Misajllovski.

Njëkohësisht me përurimin e trenit të ri, vlerësoi, është e rëndësishme që po përfundojnë aktivitetet për ripërtërirje të Stacionit hekurudhor në Shkup, në çka janë investuar 2,6 milionë euro dhe se janë në vijim aktivitete të tilla për rikonstruim të edhe dhjetë stacioneve hekurudhore përgjatë Korridorit 10, investim prej 2,5 milionë eurosh. Si pjesë e ciklit investues në hekurudhë, theksuan përfaqësuesit qeveritarë, ka filluar ndërtimi i binarëve drejt Bullgarisë, në aksin KUmanovë­Bellakovcë, ndërsa në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm duhet të fillojë ripërërtirja dhe ndërtimi i aksit Bellakovcë­Kriva Pallankë. Po përgatitet dokuemtacioni për ndërtim të aksit hekurudhor nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë. Është paralajmëruar edhe se gjatë viteve të ardhshme duhet të përfundojë edhe riparimi i binarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button