Berat: Kapen 80 kg kanabis, 4 në pranga

Nga ana e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “ÇIFLIKU”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Dashnor Çifliku, 43 vjeç, banues në Berat

– Saimir Çifliku, 46 vjeç, banues në fshatin Vodës

– Florud Çifliku, 35 vjeç, banues në fshatin Vodës

– Guxim Çifliku, 34 vjeç, banues në fshatin Vodës

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Dashnor dhe Guxim Çifliku janë gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike kanabis ku dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provave matreiale janë gjetur dhe sekuestruar:

– 80 kg lëndë narkotike kanabis

– 1 pushkë, model 56

– 1 automjet tip Benz furgon, me targa AA 413KE

– 5 aparate celularë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button