Recension: ?ustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Baza e tekstit është se sipas anketës së Shoqatës austriake për politikë evropiane, austriakët janë të lodhur nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, e me këtë edhe nga pranimi i anëtareve të reja nga Ballkani. Tre të katërta e të anketuarve konsiderojnë se zgjerimi i BE-së është me rëndësi “të vogël” ose “pa asnjë” rëndësi. Ata janë kundër pranimit të Turqisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Janë dhënë edhe përqindjet që janë rezultat i anketës.

FireShot Screen Capture #037 - '????????????? ?? ?????? ????? ?? ??????? ? ????????? ?????? ?? ?? I Maxim' - maxim_mk_avstrijancite-se-protiv-pr

Linku deri te artikulli origjinal: ?ustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE

Data dhe koha e publikimit: 16.10.2013  10:58

Data e recensionit: 18.10.2013

Recensues: ?leksandar Pisarev

Vërtetësia: Pikë nismëtare është anketa e Shoqatës austriake për politikë evropiane, mirëpo në lajm, i cili është e qartë se është marrë pjesërisht nga portali serb “Akter”, i cili nga ana tjetër, e transmeton lajmin e agjencisë serbe “Tanjug”, media nuk e ka transmetuar edhe qëndrimin zyrtar të qeverisë austriake, me çka është fshehur një pjesë e informatës.

Portali nuk ofron asnjë tregues me të cilin do ta konfirmonte vërtetësinë e informatës: “tre të katërta e të anketuarve konsiderojnë se zgjerimi i BE-së është me rëndësi “të vogël” ose “pa asnjë” rëndësi“, e poashtu nuk kemi informatë për atë se sa të anketuar kanë qenë të përfshirë në anketë, në cilët pjesë të Austrisë, cilat shtresa sociale dhe intelektuale, kur është realizuar anketa, para ose pas pranimit të Kroacisë në BE. Teksti përmban numra dhe përqindje të cilat nuk janë konfirmuar me asnjë dëshmi për vërtetësinë e tyre.

Burimet e informatave: Nuk ka burim konkret të informatave. Media i referohet anketës së Shoqatës austriake për politikë evropiane, por nuk ka asnjë informatë për atë se si kjo medie ka ardhur deri te të dhënat e anketës.

Përmbajtësia: La?mi i publikuar nuk është gjithëpërfshirës dhe fsheh informata. Transmeton rezultate të një ankete, e nuk tregon se për çfarë ankete bëhet fjalë, cila është mostra e saj dhe si kjo medie ka ardhur deri te rezultatet e saj. Është e qartë se lajmi vetëm pjesërisht është marrë nga një medie e huaj, portali beogradas “?kter“. Me këtë lexuesi nuk ka informatë të plotë për disponimin e përgjithshëm në Austri sa i përket çështjes së zgjerimit të BE-së. Me vetëdije ose pa të, në informatë nuk është përmendur qëndrimi zyrtar i qeverisë austriake për këtë çështje, që dallon nga rezultatet e anketës. Ky qëndrim është që bie në sy në medien e huaj, e cila e transmeton lajmin e agjencisë “Tanjug”: “Vjena zyrtare është në mesin e atyre që më së shumti i përkrahin integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

Origjinaliteti/Plagjiatura:

??ksti nuk ka nënshkrim, kështu që është e qqartë se bëhet fjalë për plagjiaturë, gjegjësisht për lajm që pjesërisht është marrë nga një medie e huaj. Agjencia serbe “Tanjug” lajmin e ka marrë nga gazeta “Kurir”e Vjenës, një ditë para se të publikohet Raporti i BE-së për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në afrimin drejt BE-së.

Kualiteti i titullit: Titulli është shqetësues dhe nuk përgjigjet me përmbajtjen e lajmit: “Austriakët (sic) janë kundër pranimit” fitohet përshtypja se të gjithë austriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, gjë që nuk është e saktë.

Përfundimi: Lajmi vjen në një moment të prezantimit të Raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, prej ku duhet të dalë rekomandimi për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai raport ndoshta është burokratik, por është preciz, siç janë shumë precize edhe qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së kur japin disa vlerësime për Maqedoninë ose Ballkanin. Prandaj, media është dashur të ketë kujdes gjatë prezantimit dhe marrjes së rezultateve të anketës për një çështje kaq të ndjeshme. Lajmi padyshim është marrë vetëm pjesërisht nga një medie e huaj, por është hequr një pjesë shumë e rëndësishme që ka të bëjë me qëndrimin zyrtar të Austriës për këtë çështje, e adi dallon në mënyrë diametrale nga rezultatet e anketës që i plason media. Faktet që i prezanton portali janë rezultat i përzgjedhjes së gabuar të asaj që është më pak e rëndësishme nga ajo që është e rëndësishme gjatë marrjes së informatës nga ndonjë medie tjetër.

Informata në tekst, kështu siç është plasuar, dërgon porosi të gabuar dhe prejudikon mendim të keq për Austrinë, e cila është anëtare e BE-së. Kjo mund ta nxisë nivelin edhe ashtu të lartë të euroskepticizmit në mesin e qytetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button