Recension: Studenti me plan të biznesit fitoi 5.300 euro

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

“Mund të keni miliona ide, por të gjitha janë të pavlera në qoftë se nuk ndërmerrni diçka që t’i realizoni ato. Ndoshta dëshironi të krijoni biznesin tuaj, të krijoni diçka të re, dhe gjithmonë thoni në vetëvete se nuk është koha e vërtetë. Momenti i vërtetë nuk ekziston, duhet vetë ta krijoni.”

Ky është citat nga njëri prej teksteve që më tepër bie në sy për studentët-ndërmarrës, të cilin do ta recensojmë. Shkrimet për temat studentore e aq më tepër, për ta ndihmuar në mënyrë të mirëfilltë kreativitetin e studentëve tanë, janë aq të rralla sa që tema për ndërmarrësit e shpërblyer vërtet duket freskuese. Edhe atë me shuma nga të cilat njeriut të zakonshëm i dhemb koka. Por, nëse rastësisht kërkoni që t’i shihni ata njerëz të ri të shpërblyer, nuk keni gjasa. Në asnjë medie nuk ka fotografi ku mund të shihni se kush e ka fituar shpërblimin e parë, të dytë dhe të tretë. E nga ana tjetër, fotografitë e atij që i ka ndarë shpërblimet – ministrit, janë gjithkund.

??????? ?? ??????-???? ???? 5.300 ????

Linku deri te artikulli origjinal: Studenti me plan të biznesit fitoi 5.300 euro

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2013 – 15:21

Data e recensionit: 18.10.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Shpërblimin e parë dhe çek me vlerë prej 330.000 denarësh fitoi Dane Todorovski për planin e biznesit “RME – Rrjet për mbeturina elektronike”. Shpërblimin e dytë e fitoi Adelina Selimi për planin e biznesit Warlander“, për të cilin fitoi 230.000 denarë. Shpërblimin e tretë dhe çek në vlerë prej 140.000 denarësh i takoi Blerant Ramadanit për planin e biznesit “In Safe Eco Energy”. Këto janë fakte, të cilat gjithsesi janë më të rëndësishme. Por, më me rëndësi është të hidhet dritë edhe mbi projektet edhe mbi studentët, e për këtë ka shumë motive dhe – nevoja. Ndoshta për to do të interesohet dikush. Vërtetësia e ngjarjes, veçanërisht nëse shkohet “në vendin e ngjarjes”, vërtetohet edhe nëpërmjet informatave të tjera për të cilat janë të interesuar, nëse askush tjetër, obliguesit tatimorë.

Burimet e informatave: Gjithsesi se pjesa zyrtare e lajmit është e nevojshme që të plotësohet niveli themelor i “mbështetjes” nga burim relevant. Por, a mjafton vetëm kjo? Sa projekte ka pasur në garë, a ka qenë interesimi i madh, si i ka vlerësuar juria profesionale ofertat e ndërmarrësve të rinj? Pastaj, pse ata, tani përnjëherë fitojnë shpërblime të larta dhe a i meritojnë ato (cili është kontributi konkret i projekteve)?

Përmbajtësia: Kur shkohet në ndonjë ngjarje pa, së paku, kërshëri mesatare, fitohet tekst si ky që recensohet, ku, para së gjithash, humb përmbajtësia. Ose në fund mbetet vetëm propaganda e thjeshtë se ministri ka dhënë para edhe atë një numri të caktuar njerëzish, për të cilët nuk e dijmë as si duken!

Anshmëria: Baza e teksteve të këtilla është të tregohet forma (pushteti e ndihmon ndërmarrësinë) e jo esenca (ndikimi i projektit konkret mbi ekonominë, teknologjinë, shkencën…). Prandaj, neve nuk ka ofrohet mundësia të shohim se kush janë Daneja, Adelina dhe Bleranti, dhe të vërtetohemi se ata janë njerëz me gjak e mish?

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti, përkundër paralajmërimit glamuroz, është i pakapshëm për autorësinë. Do të thotë, nuk mund të përcaktohet me saktësi se a është marrë prej diku dhe pastaj është përpunuar ose është rezultat i pjesëmarrjes së gazetarit në ngjarje. Nuk ka as nënshkrim të gazetarit.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist dhe e paraqet ndërmarrësinë më tepër si pjesëmarrje në ndonjë lotari, që është rezultat edhe i asaj se këto shpërblime janë të rralla. Padyshim se ai vepron si magnet për lexuesin.

Fotografia: Momenti kyç i spinit në lajm është fotografia, e cila është një lloj portreti i ministrit të (vetë)kënaqur Saraqini. Ai është paraqitur se si qëndron para një numri të madh mikrofonash, me buzëqeshje të madhe në fytyrë, sikur ka kryer një punë të madhe për shoqërinë. Ose ka bërë diçka të mirë për vetëveten. Në fakt, ne nuk mundemi në asnjë mënyrë ta gjejmë lidhjen ndërmjet ngjarjes dhe mu kësaj fotografie të zgjedhur të “atij që ndan shpërblime”. Bile parashtrohet pyetja se a është kjo fotografi nga kjo ngjarje? Kemi të bëjmë me një vendosje krejtësisht joprofesionale të fotografisë në tekst me qëllim që t’i lajkatohet një funksionari të lartë publik.

Përfundimi: Ky artikull paraqet shembull se si mediat e depersonalizojnë njerëzit të cilët, në fund të fundit, nuk janë të përshtatshëm për të qenë yje! Dhe kjo është relikt i gazetarisë së tabloideve në të cilën, më në fund, mbeten vetëm gjërat “më të rëndësishme” në gazetarinë e Maqedonisë – paratë dhe politikanët.

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button