Nuri Seferi në ndeshjen e radhës bokson në Gjermani

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se në ndeshjen e radhës do të përballet me gjermanin, Noel Gevor.

Ndeshja do të zhvillohet më 9 janar 2016 në “Baden Arena”, në Offenburg të Gjermanisë.

Në postimin e tij Seferi shkruan:

“Përshëndetje miq. Më lejoni të ju konfirmoj se ndeshja ime e radhës do të jetë ndaj Noel Gevor. Një ditë më parë nënshkrova kontratën për të sfiduar boksierin e pamposhtur të klubit Sauerland. Ndeshja do të zhvillohet më 9 janar 2016 në BadenArena, Offenburg, Deutschland. Noel Gevor është një boksier mjaft i fuqishëm që ka zhvilluar 19 ndeshje ku në të gjitha ndeshjet ka dalë fitues. Por objektivi im është i qartë, që t’i arrij synimet e mia qe i kam vendosur para vetes. Përgatitjet i kam filluar këtu në Zvicër ndërsa fazën intensive do ta zhvilloj tek klubi im EcBoxing në Hamburg. Shpresoi që gjithçka të ec sipas planit ku besoj se mbështetja e tifozëve shqiptarë në mbrëmjen e 9 janarit do të jetë e mjaftueshme për të dalë fitues nga kjo ndeshje”, ka thë Seferi në postimin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button