Civil-FSHHM: Stop proceseve të montuara gjyqësore

Civil – Qendra për Liri dhe Fondacioni Shoqeria e Hapur ashpër e dënojnë mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore, arrestimet spektakolare dhe përdorimin e shpeshtë të masës së arrestit në një sërë rastesh në disa vitet e fundit. 

“E dënojmë ashpër gjykatën e cila gati gjashtë muaj e mbajti në arrest gazetarin Tomisllav Kezharovski në kushte të rënda burgu, i shqiptoi dënimin drakonik me 4,5 vjet burg dhe vazhdon t’ia kufizojë mundësinë për ta provuar pafajësinë e vet”, thuhet në kumtesën e Civil. 

“Masën e djeshme të zëvendësimit të paraburgimit hetimor me arrest shtëpiak nuk e konsiderojmë si akt të vullnetit të mirë, por si tentim për manipulimin e opinionit të brendshëm dhe atij botëror. Të njëjtën ditë kur Kezharovski u lëshua në arrest shtëpiak, u arrestua gazetari Zoran Bozhinovski, ndërsa në arrest ose në burg janë më shumë njerëz për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm në vend dhe në botë se bëhet fjalë për veprime politikisht të motivuara”, thonë nga Civil. 

Ata kërkojnë që gjykata ta lirojë gazetarin Kezharovski krejtësisht, dhe si zëvendësim për këtë të shqiptojë masën e dëmshpërblimit për traumat e përjetuara gjatë arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim. Gjykata ta ndërpresë ndjekjen e gazetarit Zoran Bozhinovski. Gjykata t’i pezullojë masat e paraburgimit për të gjithë personat në rastin Spiuni dhe në rastet tjera ku masa e arrestit nuk është e domosdoshme, e për të cilat publikisht tashmë janë prononcuar ekspertë juridikë të njohur dhe të dëshmuar. Parlamenti të formojë komision të jashtëzakonshëm për hetimin e rasteve gjyqësore në të cilat janë qartë të dukshme motivet politike dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt korrigjimit të sjelljes së puhtetit gjyqësor. Qeveria dhe ministri i Derjtësisë të ndërmarrin hapa urgjentë për depolitizimin e gjyqësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button