Formohet partia e re në Maqedoni

Në rrethana të një kuazidemokracie, në rrethana kur populli është i pakënaqur prej partive ekzistuese dhe kur paraqiten parti të reja me politikanë të vjetër, është i nevojshëm formimi i kësaj partie-  tha lideri i partisë së re “E majta”. Ai shtoi se kjo parti do të ketë fytyra dhe ide të reja.

“Të pasurit kanë dhjetë apo më shumë parti, ndërsa të varfrit dhe të diskriminuarit as edhe një të vetme. Ne ata nuk do t’i lëmë në rrugë dhe nuk do të pushojmë së protestuari ndaj padrejtësive, por as edhe Kuvendin nuk do t’ua lëmë. Është koha që edhe aty të dëgjohet zëri i popullit. Për në fund, do t’i përshëndesim të gjithë të varfrit dhe të diskriminuarit në vendin tonë me përshëndetjen e Koço Racinit: “Do të fitojmë”, tha Zdravko Saveski.

Partia do të angazhohet për të drejtat e punëtorëve dhe për drejtësi sociale, për demokratizim të të gjitha sferave të jetës dhe do të luftojë kundër barrierave ndëretnike dhe kundër nacionalizmit.

“E majta” u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nga e hëna të përfshihen dhe të japin mbështetje në mbledhjen e 1000 nënshkrimeve, të nevojshme për regjistrimin e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button