Recension: Aksioni “Kryesuesi” është emërtuar sipas funksionit të Shipoviqit në “Mashinopromet”

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

“Deklaratat e kryetarit të Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev se sipas emrit të aksionit “Kryesuesi” mund të konstatohet se  aksioni është politikisht i motivuar, janë të pavërteta dhe se paraqesin mashtrim të publikut, thonë burime nga MPB-ja.”

Duke iu referuar burimeve anonime nga policia, teksti përpiqet ta mbajë të gjallë pretendimin e pushtetit se ndjekja e njeriut të parë të Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq nuk është e motivuar politikisht, por se bëhet fjalë për “ngrohje të manxhës së vjetër”.
Kemi pak burime të informatave për një problem, i cili së paku në një dimension është mjaft profesional, por njëkohësisht edhe i lehtë për t’u mbuluar, e ajo është shfletimi i Ligjit për shoqata tregtare. Mungon edhe përmbajtësia, për shkak se deklaratat e opozitës janë dhënë jo të plota që lexuesi të ketë qasje në definimin e rezistencës kundër arrestimit të Shipoviqit dhe humbjen e fuqisë së kryetarit të komunës në Këshillin, gjegjësisht Parlamentin komunal. Në fund kemi spin të vërtetë me zgjedhjen e fotografisë, me të cilën ilsutrohet lajmi.

????????? ???????????

Linku deri te artikulli origjinal: ?ksioni “Kryesuesi” është emërtuar sipas funksionit të Shipoviqit në “Mashinopromet”

Data dhe koha e publikimit: 11.10.2013 2013 15:42

Data e recensionit: 11.10.2013 2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: ?fera Shipoviq vetëvetiu kërkon përgjigje në një pyetje: a është ajo e re apo e vjetër në aspekt të datës kur ka ndodhur? Çdo tekst që merret me këtë aferë duhet të japë përgjigje në këtë pyetje, “që ta kalojë falltaren te Delfi”, gjegjësisht, që të kalojë në pyetje dhe dilema të tjera. ?pozita thotë se kjo është aferë e re, sipas emrit të koduar policor – “Kryesuesi”, ndërsa pushteti thotë se është e vjetër dhe mendohet në funksionin, të cilin Shipoviqi e ka pasur në Sh.A. “Mashinopromet”, e që është “kryesues i Këshillit drejtues”.

Në nenin 369, paragrafi 1 të Ligjit për shoqata tregtare, e më pas edhe në një sërë nenesh të tjera, ekziston vetëm shprehja kryetari i këshillit drejtuese. Nuk ka kryesues! Kjo do të thotë se funksioni kryesues i Shipoviqit është i ri.

Burimet e informatave: Te lajmi menjëherë ballafaqohemi me problemin e thjeshtë të burimeve që janë shfrytëzuar për tekstin. Kuptohet, nuk ka nevojë që gazetari të hyjë në intenret dhe ta kërkojë Ligjin prë shoqatat tregtare, që ta kuptojë se a ekziston termi kryesues i Këshillit drejtues ose ekziston vetëm termi kryetar, por ka shumë juristë që “si pushkë” do ta zgjidhnin dilemën. Në vend të kësaj, gazetari anonim i referohet burimit anonim në MPB. “Në MPBna thanë” është një përgjigje shumë e paqartë, e mjegulluar për një aferë nga e cila varet se udhëheqësia aktuale në komunën Qendër a do ta humbë pushtetin që paraprakisht tre herë e “vërtetoi” në zgjedhjet lokale në mars, gjegjësisht në atë komunën edhe në muajin prill të këtij viti.

Përmbajtësia: ??ksti citon një paragraf nga fjalimi i Zaevit për publikun në lidhje me këtë aferë, por nuk i ka edhe paragrafet e tjera nga konferencat për shtyp të LSDM-së, por edhe nga fjalimi i nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinskës, për këtë temë në Prilep, që sipas tajmingut do të ishte më se e përshtatshme të bëhet. Ai fjalim e hap këtë problem në një mënyrë më përmbajtësore, por është insistuar që të mbahet qëndrimi: fjala e Zaevit kundër besimit te MPB-ja sipas shprehjes “të më vdesë nëna”.

Anshmëria: Kjo gjithsesi nuk është hera e parë që burimet në MPB të mbeten anonime, ku ndoshta të nesërmen, për shembull, dikush mund t’u parashtrojë, në këtë rast vetëm pyetje formale për Ligjin për shoqatat tregtare. Prapa anonimitetit mund të fshihet çdokush dhe askush.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Padyshim teksti është origjinal. Ai është vërtetuar si i tillë nëpërmjet shprehjes “burime anonime thonë se…”. Nuk ka nënshkrim autorial.

Kualiteti i titullit: Titulli gjithsesi është tepër i gjatë dhe nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Por, ai në vete e ka “faktin” në të cilin mbështetet pushteti. E me qasjen e këtillë, cak janë ata lexues të cilët kalojnë në mënyrë sipërfaqësore nëpër përmbajtjet e ofruara. Ky titull nuk ju fton që të shihni se ç’ka në brendi të tekstit, gjithçka duhet ta keni “të qartë” për disa sekonda.

Fotografia: Fotografia është spin i vërtetë – ajo tregon se si policia arreston një person të panjohur me pranga në duar. Kjo sugjeron se një fat i tillë e pret edhe Shipoviqin, pa marrë parasysh se çka mendojmë ne për këtë. Qëllimi është pranimi i një “realiteti” të tillë, edhe pse i ardhshëm.

Përfundimi: Në tekst gjithçka është shndërruar në “luftë argumentesh” në një nivel politik, dhe në vend që media të bëhet lajmëtar i qytetarëve dhe të kërkojë kualifikim profesional të zënkës, ai mbetet në nivelin ku lexuesit përcaktohen sipas “instikteve të tyre politike”. Këtu numërimi i “pëlqimeve” (like) është i njohur që më parë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button