Policia kryen arrestime në Belgjikë

Ministri belg i drejtësisë, Koen Geens, ka deklaruar se është kryer “një numër” i arrestimeve në Bruksel, në lidhje me sulmet në Paris, njofton agjencia e lajmeve Assotiated Press.

Kjo vjen pasi policia gjatë ditës së sotme e bastisi një lagje në kryeqytetin belg.

Gazeta franceze Le Monde shkruan se besohet në sulme ishte e përfshirë edhe një ekip tjerr, por që mbrëmë vonë kanë arritur të largohen nga Parisi, ndërsa policia ende nuk u ka rënë në gjurmë.

Sipas disa dëshmitarëve, vetura e ekipit të ikur ka pasur targa të shtetit belg, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button