“Gongu i Artë” për Xhoxhajn, dominim i boksierëve shqiptar

Boksieri kosovar Arend Xhoxhaj është fitues i kupës “Gongu i Artë”, i cili në finale mundi boksierin nga Uellsi, Dejvis Kodi, ndaj të cilit dominoi sidomos në dy raundet e e fundit.

“Kundërshtari që në fillim të meçit u tregua shumë i mirë, pikërisht për këtë e kuptova se duhet të jap maksimumin nga vetja, prandaj në dy raundet e fundit nxora edhe atomin e fundit për të fituar”, ka thënë Xhoxhaj, i cili ka 40 luftëra nga të cilat 38 fitore.

Për teknik më të mirë të turneut u shpall Nuri Ademi, ndërsa më luftaraku ishte Naser Shala, derisa titulli boksieri më i mirë i huaj shkoi në duart e Kristofer Burke nga Anglia. Anglezi Hiland Brand u shpall trajneri më i mirë, ndërsa gjyqtari Petre Nedellkovski fitoi çmimin si referi më i mirë. Anëtari i KB Shkupi, Idriz Bislimi e fitoi çmimin boksieri më i mirë nga vendi, ndërsa boksierët tjerë nga vendi ynë si Isak Sulejmani (me ndërprerje), Osman Demirov dhe Goce Janevski pësuan humbje. Gjithashtu vlen të përmemndet se konkurrent për të fituar “Gongun e Artë”, ishte dhe boksieri nga Shqipëria, Taulant Zajmi, i cili në dy ditët kishte dy luftëra të mrekullueshme.  /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button