Edhe Ivanov paralajmëroi konvokimin e Këshillit të sigurimit

Për shkak të ngjarjeve të fundit me krizën e refugjatëve, presidenti Ivanov, pas vizitës së sotme të vijës kufitare jugore, paralajmëroi se sonte do ta konvokojë Këshillin e sigurimit.

“Armata veçmë alarmon se ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët dalin nga ‘Kuota 59’ dhe ilegalisht kalojnë në kalime të cilët nuk janë të shënuar. Kjo do të nënkuptojë ndërmarrje të masave të posaçme nga ana e ARM­-së me qëllim që të orientohen ata persona të cilët evitojnë që të regjistrohen. Meqë evitojnë të regjistrohen kjo jep dyshim themelor se bëhet fjalë për persona, të cilët gjithsesi se, nuk kanë qëllime të mira”, deklaroi presidenti Ivanov.

Sulmet terroriste në Paris, sipas presidentit të Maqedonisë, do të kenë reagim edhe ndaj krizës së refugjatëve.

“Shohim se mëngjesin e sotëm tashmë shumë vende kanë qasje tejet më ndryshe edhe ndaj çështjeve për refugjatët dhe çështjen për sigurinë dhe kanosjet terroriste, sepse mund të priten me siguri edhe në vende të tjera akte të ngjashme terroriste siç ishin mbrëmë në Paris. Kështu që, në të gjithë vendet e gjithë kontinentit siguria në këtë moment është ngritur, këtë e bëjmë edhe ne”, deklaroi presidenti i Maqedonisë.  Për këtë arsye, shtoi presidenti Ivanov, e ftojmë Këshillin e sigurisë, që të shqyrtohen aktivitetet të cilët pasojnë dhe të gjitha ngjarjet aktuale të cilat ndodhin.

“Veçmë për sonte në plan është thirrja e Këshillit të sigurisë, që ta kemi në kontroll këtë gjendje për të cilën na tregoi Armata. Bëhet fjalë për më shumë se 8.500 persona të cilët dalin jashtë kuotës së përmendur 59”, deklaroi Ivanov.

Lidhur me pyetjen e gazetarëve se nëse Maqedonia do të ndërtojë kampe për refugjatë, presidenti Ivanov shpjegoi se qëndrimin e tij që e ka transmetuar edhe në samitin në Bruksel, është se Maqedonia ka kapacitet për 1.500 persona në jug, të cilët do të transitonin dhe për 500 persona në veri ku do të dilnin.

Në pyetjen se çka nga marrëveshja e Samitit në Bruksel deri më tani është realizuar, presidenti Ivanov deklaroi se deri më tani Maqedonia ka marrë 90.000 euro ndihmë nga KK i Italisë për Qendrën tonë ër kriza.

I pyetur se çka do të bëjë Maqedonia, pas paralajmërimeve nga disa vende për mbyllje të kufijve, presidenti deklaroi se bëhet fjalë për orientim të kontrolluar të refugjatëve drejt pikave, ku duhet të regjistrohen, e jo për mbyllje të kufirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button