“Monstra”, familjarët kërkojnë nga Janeva urgjentisht ta shqyrtojë rastin

Familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra”, përmes avokatëve mbrojtës kanë bërë kërkesë zyrtare deri te Prokurorja Speciale, Katica Janeva, që të merret menjëherë me këtë rast. Megjithatë, akoma nuk kanë marrë një përgjigje se si është pranuar letra dhe si do të zhvillohet ngjarja më tutje. Bedri Ajdari, familjar i dy nga të burgosurit  e këtij rasti, kërkoi publikisht që Prokuroria Speciale, ta shqyrtoj urgjentisht këtë rast.

“Unë mendoj se zonja Katica Janeva duhet ta ushtroj detyrën  dhe të tregojë se e ka marrë detyrën nga populli, përmes parlamentit që është zgjedhur, në të kundërtën nëse nuk e ushtron atë detyrë që i është besuar, neve na ka prap atje ku duhet. Sepse rruga, demokracia e fundit që shqiptarët pak e ushtruan përmes rrugës, e solli deri të ky post zonjën Katica Janeva”, tha për TV ERA, Bedri Ajdari.

Ai edhe njëherë deklaroi se personat të cilët po vuajnë burgun për këtë rast janë të pafajshëm,  dhese për të gjitha rastet e montuarakundër shqiptarëve po përdoret e njëjta strategji.

Për rastin “Monstra”, 6 persona janë të dënuar me burg të përjetshëm, ata akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Rasti tani ndodhet te  Gjykata e Apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button