Pala tjetër gjithmonë e nevojshme!

[Recension: “Lëvizja Besa – Bogovinë: Ministri Izairi nuk e pastron as fshatin e vet”]

Njëanshmëria është “krim” gazetaresk. Edhe pse e tillë, shpesh ka gazetarë të cilët i qasen çështjeve në mënyrë jo profesionale. I tillë është edhe teksti që po recensojmë. Në të vërehet njëanshmëri e plotë, madje publiku mund të gjykoj edhe për anshmëri komerciale, politike etj.

Lëvizja Besa – Bogovinë Ministri Izairi nuk e pastron as fshatin e vet screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa – Bogovinë: Ministri Izairi nuk e pastron as fshatin e vet”

Data dhe koha e publikimit: 09.11.2015

Data e recensionit: 10.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti fillon duke e informuar për një ndotje, e cila sipas gazetarit është vdekjeprurëse, por ai nuk jep detaje më me interes për publikun. Meqë Nuran Izairi prezantohet si shkaktari, si e ka shkaktuar ai këtë ndotje?

Pas ndotjes vdekjeprurëse që ia ka shkaktuar qytetit të Tetovës, sipas Besës “ministri i Ndotjes së Ambientit Jetësor – Nurhan Izairi i BDI-së, sikur të mos i mjaftonte kjo, ka vendosur që ta shndërrojë në deponi edhe fshatin e tij, Pallçishtin”.

Emri i një ministri i përmendur në paragrafin e parë dhe akuzat e drejtuara nga një oponent politik i tij, për gazetarin nuk janë vlerësuar si bazë për të kërkuar qëndrimin e palës tjetër dhe për të thelluar hulumtimin. Pas atij paragrafi, vërehet qartë njëanshmëria e gazetarit në këtë artikull.

Paragrafi tjetër fillon paksa në formë qesharake. “Nga atje thonë…” Në këtë rast, publiku do të parashtronte vetëvetiu pyetjen: Po çfarë thonë nga pala tjetër?

Nga atje thonë që duke e parë se si Komuna e Bogovinës për çdo ditë po bëhet një deponi e madhe nga mbeturinat e hedhura gjithandej dhe vend e pa vend nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, nuk mund të mos e shtrojë pyetjen se a deri këtu ka arritur mazohizmi i këtij ministri, që nuk e ka as dertin e frymës së tij? A ka ky njeri fare ndërgjegje që e lejon edhe vetveten dhe familjen e tij të jetojë ndërmjet mbeturinave dhe si mund të jetë ai kaq indiferent pranë kësaj dukurie?

Në paragrafin e fundit, me theks të veçantë në fund të tij, gazetari “pa dashje” bie në kurthin e elementeve të komentimit të integruar. Kjo edhe më tepër forcon bindjet për një produkt jo profesional nga ana e këtij autori.

Nisur nga kjo nga Lëvizja Besa thonë që me keqardhje konstatojnë se përfaqësuesit e BDI-së në pushtet janë në gjendje t’i rrënojnë të gjitha parashikimet. Sipas tyre njeriu mund të mendojë se ata janë vetëm kundër popullit të tyre, por se janë edhe kundër vetvetes së tyre deri në këtë masë, kjo është për t’u befasuar.

Pas gjithë këtyre elementeve, lexuesit mund t’i krijohet një dilemë. Vallë kemi të bëjmë me një lajm, apo me një kumtesë të parafrazuar vende-vende nga gazetari? Në gazetarinë profesionale, kumtesa është vetëm informacion dhe kur ka të bëj me akuza, e njëjta është arsye për të kërkuar edhe qëndrimin e palës tjetër si balancë në peshoren e gazetarisë profesionale.

Për fund nuk duhet harruar edhe aspekti multimedial. Tekstit i është bashkëngjitur një fotografi, vërtetësia dhe autenticiteti i të cilës nuk janë përcaktuar as me shpjegimin se ku është shkrepur fotografia dhe cilin e ka për autor.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button