Antikorrupsioni: Nuk ka konflikt interesi ndërmjet biznesit privat dhe funksionit të Mijallkovit

Komisioni për Antikorrupsion nuk do të zhvillojë hetime për konflikt interesi eventual për drejtorin e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, i cili ka edhe biznes privat në Çeki.

Njeriu i parë i Antikorrupsionit, Sllamkov ka thënë se nuk ka bazë që të veprohet sipas ligjit për pengimin e konfliktit të interesit, duke sqaruar se firma e Mijallkovit është e hapur edhe jashtë shtetit duke iu nënshtruar kështu ligjeve të atjeshme. “Në pajtueshmëri me ligjin për pengimin e konflikitt të interesit, nuk ekziston bazë që të vërtetohet gjendje e tillë. 

Nëse një person nga Maqedonia ka Shoqatë tregtare të regjistruar jashtë Maqedonisë dhe nëse Shoqata është themeluar sipas të drejtës së shtetit ku është regjistruar, atëherë vlejnë ligjet e shtetit domicil, dhe jo ligjet e RM-së”, ka thënë Sllamkov. 

Ndërkohë, deputetja dhe nënkryetare e LSDM-së, Radmila Shekerinska, ka kërkuar përgjegjësi penale nga shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov dhe Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit.Arsyeja për këtë pretendim të deputetes janë deklaratat e Mijalkovit se vlera e stolive dhe e pikturave të tij është shkruar gabimisht në deklaratën e tij të pasurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button