Beteja për Sinjarin: Kurdët depërtojnë në qytet, zmbrapset ISIS-i

Luftëtarët kurdë kanë depërtuar në qytetin verior të Irakut Sinjar, një ditë pas lansimit të të një ofensive të gjerë për ta rimarrë qytetin nga militantët e Shtetit Islamik.

Këshilli Kurd Rajonal i Sigurisë nëpërmjet një cicërime në rrjetin social Tëitter, ka thënë se luftëtarët Peshmerga kanë hyrë në qytet nga të gjitha nga të gjitha drejtimet dhe se janë duke e spastruar qytetin nga luftëtarët e ISIS-it.

Ofensiva e forcave kurde është duke u përkrahur nga koalicioni ajror i prirë nga SHBA-ja.

Dëshmitarët kanë thënë se luftëtarët kurdë, disa prej të cilëve mbanin në duar granata, në qytet kanë depërtuar në këmbë.

Në ndërkohë, ushtria irakiane thotë se ka filluar një ofensivë për të rimarrë qytetin perëndimor të Ramadisë nga ISIS-i.

Zyra për shtyp e ushtrisë ka thënë se operacioni është në proces “përgjatë nyjeve veriore, perëndimore dhe jug-perëndimore me mbështetje ajrore”, ka raportuar televizioni “Al-Iraqiyah.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button