Valë e re e refugjatëve në Preshevë, për katër ditë kanë mbërritur rreth 10,000 persona

Në qendrën e pritjes në Preshevë, gjatë ditës së sotme, refugjatët nga Lindja e Afërt dhe e Mesme vijnë në numër më të madh. Shkaku i rritjes së numrit të refugjatëve që vijnë nga Maqedonia është mungesa e transportit të tyre, e cila është shkaktuar nga greva e detarëve grekë, raporton Anadolu Agency.

“Në katër ditët e fundit numri i refugjatëve është rritur shumë, numri i tyre shkon rreth 10.000, ndoshta edhe më shumë. Tek ne ndihmë në ushqime dhe mjete higjienike kanë marrë më shumë se katër mijë”, tha Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq në Preshevë.

Ai shtoi se për shkak të faktit se ditët e fundit po mban moti i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, refugjatët nuk kanë shumë nevojë për ndihmë në veshmbathje.

Në sajë të njerëzve nga UNHCR-ja dhe të gjithëve nga Evropa për mikpritjen dhe për të ndihmën ndaj të gjithë refugjatëve, Alim nga Afganistani tha: “Sot këtu është një turmë e madhe, njerëzit janë me nxitim, por duhet të respektojnë rregullat për të hyrë në kamp dhe për të marrë kartën e regjistrimit. Më në fund ne kemi arritur këtu, por nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja jonë, a do t’na pranojnë, apo jo vendet e Evropës”.

Idriz Abdullah nga Siria thotë se jeta në shtëpitë e tyre u bë shumë e rrezikshme, ashtu që vështirësitë me të cilat përballen në rrugën për në Evropë nuk mund të krahasohet me të.

“Udhëtim në det ishte shumë i rrezikshëm, por tani duam të shkojmë tutje. Tani do të na ndihmojë policia e Serbisë dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Udhëtimi është shumë, shumë i rrezikshëm”, tha Abdullah, duke shtuar se ai shpreson se kjo në të ardhmen “në Europë do të ndryshojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button