Miqësorja Kosovë – Shqipëri me barazim vëllazëror

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka qenë i mbuluar me flamuj kuq e zi për ndeshjen festive dhe miqësore të futbollit Kosovë -Shqipëri që përfundoi me rezultatin 2:2, në një përballje ku në fushë të blertë zbritën yjet e ekipit kombëtarë të Shqipërisë të drejtuar nga trajneri Xhani de Bijazi, dhe talentet e futbollit kosovarë të udhëhequr nga Albert Bunjaki, ndërsa interesimi për këtë sfidë ka qenë shumë i madh sa që një pjesë e tifozëve kanë hyrë me forcë në stadium, me një fjalë nuk kanë dashur të mungojë askush në këtë super sfidë vëllazërore.

Golat erdhën në pjesën e dytë, me ç’rast i pari për Shqipërinë shënoi debutuesi Rej Manaj i cili pas vetëm 10 sekondash që kaloi në fushë, e nisi debutimin e tij me këmbë të mbarë. Barazoi nga penaltia Besart Celina. Golin e avantazhit për Kosovën e shënoi Elbasan Rashani, ndërsa barazoi Amir Rrahmani.

Ndeshja ishte miqësore për të kontrolluar formacionet dhe formën e skuadrave, njëherit kishte dhe karakter festiv për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016-të, ndërsa në këtë përballje u inkuadrua nga fillimi edhe futbollisti nga Maqedonia Naser Aliji që është pjesë e kombëtares shqiptare. Shqipëria të hënën përballet me Gjeorgjinë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button