Vetëvaret i riu afër postës së Tetovës

Në orët e hershme të mëngjesit është gjetur i varur 25 vjeçari M.H nga Tetova në shkallët e objektit të Postës së Tetovës, që shfrytëzohet edhe nga Forumi Rinor i BDI-së. Trupin e pajetë e ka gjetur vëllai i të ndjerit, i cili më pas ka njoftuar policinë dhe familjen. Policia nuk ka dalur me informacione rreth këtij rasti, ndërsa në vendngjarje hetime kanë bërë pjesëtarët e SPB-së dhe të Prokurorisë së Tetovës, raporton Televizioni Koha.

Sipas burimeve nga vendngjarja 25 vjeçari deri dje ka qenë në vendin e tij të punës, kurse në orët e mbrëmjes ka ndërruar vëllain e tij i cili ka punuar në këtë objekt. Gjatë ditës së sotme kur vëllai ka shkuar në vendin e punës, e ka gjetur të varur në kabllo në shkallët e objektit vëllain e tij.

Ndryshe, sipas informacioneve tashmë i ndjeri para disa muajve kishte diplomuar në USHT ndërsa deri më tash nuk kishte shfaqur probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button