LR – PDSH: Struga dhe Ohri nuk trajtohen njësoj nga pushteti

Lëvizja për Reforma në PDSH, nëpërmjet një komunikate për media shprehin shqetësimin e tyre për, siç thonë ata, mostrajtimin e njëjtë nga pushteti të qytetit të Strugës dhe atij të Ohrit.

“Spitali i Ohrit vazhdimisht riparohej, repart pas repartit. Përveç renovimit të repartit gjinekologjik që ndodhi vite më parë, tash kemi pothuaj se ndërtim të plotë të spitalit të ri. Ndërsa për banorët e Strugës asgjë. Spitali i Strugës ka më shumë se kurrë nevojë për investime. Në spitalin e Strugës nuk ka as edhe një aparat për inçizim të thellë tomografik përderisa në Ohër ka në të dy spitalet. Qytetarët e Strugës janë të detyruar që për shërbime të tilla të domosdoshme të udhëtojnë deri në Ohër.” – thuhet në komunikatën e tyre.

Nga LR – PDSH kanë thënë se në MPB-në e Strugës bëhen punësime pa kritere dhe pa konkurs, të militantëve të VMRO-DPMNE-së, poashtu shkarkimi i kryeshefit të Inspektoratit të tregut i cili ka qenë shqiptar kurse tani, sipas tyre emërohet kuadër i VMRO-DPMNE-së.

“Sipas informacioneve të sigurta, në propozim buxhetin për vitin 2016, janë paraparë shkurtime të mëdha të mjeteve për shkollat e mesme të Komunës së Strugës dhe atë në vlerë mbi 62 mijë euro, ose më saktë 3.845.000 denarë.”

Kurse ata shprehin indinjatën e tyre për informatën e djeshme për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Ohër prej afro 5 milion euro kur në po të njëjtin edicion lajmesh u dha informata se në çfarë kushtesh mësojnë nxënësit shqiptar në Strugë.

“Krahasimi i tillë mes dy qyteteve aq afër njëri tjetrit në mënyrë simbolike flet për marrëzinë e këtij pushteti që Strugën ta fshijë nga harta investuese si dhe për rolin e shqiptarëve në këtë qeverisje. Argument i vetëm pse ndodh kjo, është përbërja etnike e Strugës karshi Ohrit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button