Azizi: Raporti i progresit është një mungesë e përgjegjësisë vite me radhë në pushtet

Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane në Lëvizjen për Reforma-PDSH ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M ku ka komentuar Raportin vjetor të progresit.

“Raporti i progresit është një mungesë e përgjegjësisë vite me radhë në pushtet dhe situata është alarmuese dhe gjendja është kritike. Më vjen keq që askush nuk merr përgjegjësi për këtë, pra përgjegjësia i takon pushtetit. Më vjen mirë kur dëgjoj zv/kryeministrin për çështje integruese z. Fatmir Besimi që pranon se raporti është real, dhe me këtë në mënyrë indirekte ai pranon se edhe ka faj për këtë çështje bashkë me strukturën që përfaqëson në qeveri”, tha Azizi.

Sa i përket Raport të Progresit të sivjetshëm, Azizi thekson se ky raport deri diku ishte edhe i pritshëm për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve politike që ndodhën në Maqedoni viteve të fundit.

“Raport Progreset vjetore dëshmojnë për atë se sa qeveria ka punuar në drejtim të plotësimit të kritereve të Kopenhagës. Sa shtete që ishin në rrethin tonë ecën përpara dhe ku mbetëm ne. Maqedonia e para e ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim- asocim dhe nga vitit 2005 mbetëm shtet kandidat për anëtarësim”, tha Azizi.

Sipas tij, përgjegjësi për ngecjen e anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike kanë të gjithë partitë pjesëmarrëse në pushtet, pasi ato e kanë fituar legjitimitetin me votën qytetare.

“Ata kanë ardhur në pushtet me votën e qytetarit dhe kanë harruar të punojnë për qytetarin. Dhe votat i kanë marrë pikërisht në bazë të premtimeve të dhëna në fushatë për euro-integrimet dhe anëtarësimin ne NATO”, tha Azizi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button