Vanhojte dhe mediat: Ndryshime në shërbimin publik duhet të ketë patjetër

Ndërmjetësi për bisedimet për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë, Piter Vanhojte, sot në Klubin e deputetëve i mblodhi gazetarët me qëllim që t’i dëgjojë mendimet e tyre për përmirësimin e gjendjes me mediat në vend.

Ai tha se BE ka caktuar tetë prioritete për përmirësimin e gjendjes në media por dëgjoi edhe mendimet dhe sugjerimet e gazetarëve që ishin prezent.

Vanhojte tha se prioritetet e BE-së janë që të zvogëlohet numri i rasteve të dhunës mbi gazetarët, të kenë qasje deri te informatat, të mos ketë reklamim politik dhe qeveritar, ndryshim në agjencinë për mediat audio dhe audiovizive, ndryshime në shërbimin publik, ndryshime në Këshillin për Etikë dhe vetërregullim në media.

Këto ishin edhe kërkesat nga ana e gazetarëve të cilët menduan që ky proces ndoshta do të marrë kohë por ka zgjidhje.

Gazetarët debatuan edhe për ligjin në të cilin than se mungojnë standardet për lajme dhe programe informative.

Pas takimit, përfaqësues të shoqatave dhe sindikatave të gazetarëve shprehen qëndrimin e tyre për këto tema.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button