Deri në vitin e ardhshëm një milionë euro për pastrimin e rrjetit të kanaleve

Gjithsej një milionë euro do të sigurohen deri në vitin e ardhshëm për pastrimin e rrjetit të kanalizimit. Në vitin 2013 për këtë qëllim janë paraparë 40 milionë denarë me të cilat janë pastruar 104 kilometra kanale për kullim dhe ujitje.

Këtë e deklaroi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Zoran Konjanovski pas vizitës së sotme në Novo Sellën e Shkupit ku filloi të pastrohet kanali i lumit Lepenec-f. Orman-f.Vollkovë.

Bëhet fjalë për degë për ujitjen e 6,5 kilometrave që, sipas kompetentëve, është lënë anash në 40 vitet e fundit.

“Gjatë vizitës së fundit në Vollkovë, banorët na vënë në dukje se kjo u është problem i madh. Prandaj edhe i kemi lënë midis aktiviteteve tona primare”, theksoi Konjanovski dhe shtoi se meremetimi duhet të rrumbullakoset për rreth një muaj.

Nga viti 2006 deri më tani janë pastruar gjithsej 534 kilometra rrjet i kanaleve. Çdo vit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bën programe të veçanta në bashkëpunim me ekonominë e ujërave dhe popullatën lokale.

Në rajonin e Shkupit nga gjithsej 104 kilometra kanale të meremetuara, janë pastruar 13,5 kilometra, përveç këtij në Volkovë, plus 7 kilometra në komunën e Gazi Babës, Petrovecit dhe Ilindenit kryesisht të dedikuara për kullim. Deri në fund të këtij viti mbeten të pastrohen ende kanale.

Lajme të ngjashme

Back to top button