Durrës, 716 nxënës të larguar për azil drejt Gjermanisë

Plotë 716 fëmijë janë larguar nga shkollat parauniversitare të Durrësit si azilantë drejt Gjermanisë, deri në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Arsimore e qytetit bregdetar, mësohet se vetëm gjatë muajit tetor janë rikthyer 120 nxënës.

Ministria e Arsimit më një shkresë zyrtare, e cila mban vulën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Plarent Ndreca, u kërkon të gjithë drejtuesve të shkollave që pavarësisht se në çfarë periudhe kthehen nxënësit, ata duhet të regjistrohen në shkollë, në klasën e tyre të vjetër.

Sakaq, bëhet e ditur për “News 24” se shkolla “Qemal Mici”, në lagjen nr.16, ka dhe numër më të lartë të të larguarve, plot 48, ndërsa gjatë ditëve të fundit 7 nxënës janë rikthyer në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button