BDi organizoi debat me bujqit e Pollogut

Përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal nga radhët e BDI-së, sot në Qendrën për Kulturë në Tetovë zhvilluan debat me organizatat bujqësore dhe blegtorale, ku sipas tyre, morën pjesë shumë bujqve dhe blegtorë të kësaj zone, njofton Portalb.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Besir Jashari, tha se nga 150 milion euro të subvencioneve  të kësaj ministrie, vetëm për vendbanimet shqiptare janë lëshuar mbi 35 milion euro. “Konkretisht, në Dollnen janë lëshuar 8.9 milion euro subvencione bujqve shqiptarë kryesisht për kulturat e duhanit, në Pollog 7.2 milion euro janë ndarë për hapjen e kanaleve të ujitjes, dhe shumë projekte tjera”, theksoi Jashari.

Tema kryesore që u diskutua ishte kanali Jugonovc – Bistric, i cili është i tejmbushur dhe jo funksional për bujqit e rajonit të Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button