LR-PDSH: Raporti i KE-së pasqyrë e gjendjes së Maqedonisë

“LR PDSH konstaton se ky raport është raporti më negativ që BE-ja i ka dhënë Maqedonisë deri më tani, ku sipas të cilit nënkuptohet se Qeveria e Maqedonisë, e përbërë nga koalicioni VMRO-DPME dhe BDI, janë penguesit më të mëdhenj të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE, duke mos ofruar zgjidhje adekuate dhe të pranueshme për kontestin e emrit me Greqinë, si dhe mos realizimin e plotë të Maarrëveshjes së Ohrit”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së .

Sipas tyre, raporti i BE-së argumenton edhe njëherë se procesi integrues i vendit vjen si pasojë mos funksionimit të institucioneve, partizimit të skajshëm dhe shkeljeve të rënda që iu është bërë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, duke shpesh herë duke shkelur edhe të drejtat elementare njerëzore.

“Mos zbatimii i Marrëveshjes së Përzhinos, përgjimet e një numri të madh të qytetarëve dhe partive politike, ndërhyrjen e rëndë në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, administratën e partizuar, korrupcionin, e deri tek ajo më kryesorja, siç është rishikimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që ndërlidhet më moszbatimin e saj, flet qartë për paaftësinë e kësaj Qeverie për ta integruar vendin në BE”, shtojnë nga LR-PDSH.

Ata thonë që pajtohen plotësisht me konstatimin e BE-së, që marrëdheniet ndëretnike akoma janë të brishta, prandaj, siç thonë ata, fuqishëm përkrahin kërkesën dhe idenë për një Marrëveshje të re politike, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila  përfundimisht do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, marrëveshje kjo që  do të ishte një mekanizëm për ndërtimin e mirëbesimit, dhe paqjes së qëndrueshme dhe të përhershme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button