Google Map punon offline për telefonat Android

Google Map tanimë punon offline për të gjithë ata që duan të gjejnë adresa edhe kur nuk janë të lidhur me internetin.
Shërbimi bëhet i mundur me anë të programit Android Maps në të gjithë telefonat Android.
Ai i lejon të gjithë përdoruesit të gjejnë vendndodhje biznesesh,numra telefonikë apo adresa të ndryshme.
Google tha për BBC se turistët të cilët vizitojnë vende të huaja janë ata që do të përfitojnë më shumë nga kjo risi pasi interneti i tyre nuk punon menjëherë në zona të panjohura.
Megjithatë eksperti Ben Wood nga CCS Insight u shpreh se problemi i vetëm qëndron te memoria e telefonave celularë .
“Kur e merr këtë program , aplikacione,këngë apo video mund të zhduken “- është shprehur ai.
Por sipas tij kjo është vetëm një anë negative nga shumë të tjera pozitive të këtij shërbimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button