IHH paralajmëron: Shumë njerëz mund të vdesin nga uria në Siri

Organizata humanitare turke IHH njofton se ka filluar projekti “Dimri 2016” me të cilin do të përgatiten pako të veçanta për banorët sirianë. Pakot do të përbëjnë ushqime, veshmbathje, preparate për pastrim, si dhe batanije, por theksuan se ende e kanë prioritet grumbullimin e miellit për popullin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i organizatës IHH në Kilis, qytet në afërsi të kufirit turko-sirian, Hikmet Senol theksoi se për shkak të luftës në Siri, popullata lokale ka probleme të veçanta me mungesën e miellit dhe pamundësinë e sigurimit të sasisë së mjaftueshme të bukës për popullatën. Përveç kësaj, me ardhjen e periudhës së ftohtë paralajmërojnë se konsumimi i bukës dhe miellit do të jetë më i lartë.

Ai shton se çmimi i bukës në Siri vazhdimisht rritet dhe u bëri thirrje njerëzve dhe organizatës që të donojnë miell i cili u nevojitet popullatës.

“Në Kilis në ditë prodhojmë 100 mijë bukë, por për shkak të mungesës së miellit ky numër nga dita në ditë ulet. Kemi edhe nëntë furra në Siri që për arsye të njëjta nuk mund të prodhojnë numër të mjaftueshëm të bukës. Presim që edhe shumë herë tjera të solidarizohemi dhe ndihmojmë banorët e rrezikuar”, tha Solen.

Ai shtoi se IHH siguron ndihmë për 60 mijë persona në rajonet rurale, kurse 50 mijë persona janë vendosur në kampet e refugjatëve në Siri.

“Duhet të shtrijmë dorën sa më parë, ndryshe shumë njerëz mund të vdesin nga uria”, paralajmëroi Solen dhe përsëriti se problemet e tyre do të jenë më të mëdha në periudhën e dimrit, ku përveç miellit do të nevojiten edhe produkte të tjera ushqimore, si dhe veshmbathje e ngrohtë, por edhe dru për nxehje.

IHH gjatë javës së kaluar mori një maunë me ndihma nga Aksaray i Turqisë, megjithatë kjo nuk është as përsëafërmi e mjaftueshme për këtë popull i cili gjatë viteve të fundit ka vuajtur shumë.

Paraprakisht nga IHH theksuan se çmimi i miellit dhe prodhimeve tjera në Siri në mënyrë enorme janë rritur për shkak të mungesës së kluturave bujqësore.

Çmimi i bukës në Siri varion nga 1.100 dhe 1.300 funta sirianë apo afër gjashtë euro dhe për çdo ditë rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button