Filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur në Ohër

Investimi është me një vlerë prej 298 milionë denarë, ose rreth pesë milionë euro, ndërsa duhet të përfundojë për 30 muaj. Objekti do të ketë dy pishina, klub të fitnesit, dyqan për pajisje sportive, hapësirë komerciale dhe administrative, kafiteri, spa dhe uellnes qendër dhe hapësirë të madhe nëntokësore për depo.

“Qyteti ynë më i madh i cili është në liqenin e Ohrit, qytet me një numër të madh notues dhe adhurues të sporteve të ujit asnjëherë në të kaluarën nuk ka pasur pishinë të mbyllur të notimit. Realiteti i tillë më në fund ndërrohet. Ne premtuam dhe për dallim nga të tjerët nuk e harruam premtimin. Fjala është fjalë dhe ne e mbajmë fjalën. Për atë edhe jemi të njohur te populli”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski sot në Ohër, duke e emëruar fillimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur në qendrën rekreative sportive “Biljanini Izvori”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button