Zhernovski përgënjeshtron Bujar Osmanin

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në emisionin CLICK PLUS në TV 21, theksoi se komuna Qendër, po fsheh përmendoret në magazinat e saj, sepse Zhernovskit, sipas tij, i mungon vullneti politik, transmeton Portalb.

Por, Kryetari  i  Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i hodhi poshtë pohimet e Osmanit. Ai theksoi se Shkupi është i të gjithëve, dhe se po të ishte e vërtetë, përmendoret që moti do të ishin vendosur në qendër të Shkupit.

“Nuk është e vërtetë, nuk e di nga ku është ky informacion. Përmendore të tilla tek ne nuk ka. Është e vërtetë se ne si komunë duhet ta përfundojmë këtë procedurë. Realizimi është në proces e sipër. Unë bisedova me firmën “Beton” dhe kuptova që do të vendosen themele. Unë thashë që nuk e ndaloj këtë dhe përsëris: me qëllim janë lënë dy zgjidhje dhe unë në mënyrë kategorike i refuzoj këto zëra”, thotë Zhernovski.

Derisa po diskutohet për vendosjen e përmendoreve të tjera, në qytetin e Shkupit dhe komunën Qendër akoma nuk janë vendosur dhe nuk dihet vendndodhja e tre përmendoreve të premtuara të personaliteteve shqiptare, Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani.

Përmendoret e personaliteteve shqiptare si Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani, kanë qenë premtim i BDI-së. Megjithatë, njëjtë si sot, ata dëgjohen nëpër retorikat e tyre por qytetarët ende nuk i kanë parë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button