Shkup, ish Higjiena Komunale sërish shndërrohet në deponi mbeturinash! (FOTO)

Banorët e lagjes Serovë ankohen lidhur me hapësirën e zbrazur në të cilën kohë më parë ishte Komunaleci. Ata për Portalb thonë se për të nuk kujdeset askush se vetëm hidhen mbeturina, kurse fëmijët tërë kohën lozin aty.
Tani më dy vite është larguar nga kjo lagje Higjiena Komunale, me ç’rast Komuna e Çairit premtoi pastëri dhe menjanim të erës së mbeturinave, mirëpo kjo hapësirë sërish është shndërruar në një deponi mbeturinash që kundërmon erë të keqe në gjithë lagjen.

“Është një hapësirë shumë e madhe e cila për momentin nuk shfrytëzohet nga askush dhe vetëm hedhin plehra dhe mbeturina qytetarët dhe banorët e pakujdesshëm. Gjithashtu as nuk pastrohet dhe kundërmon erë e keqe”, tha për Portalb Halime Z., banore.

Ish Higjiena Komunale-në Serovë
Ish Higjiena Komunale-në Serovë

“Fëmijët tërë ditën lozin këtu sepse si shkak i rrugëve të ngushta dhe të mbushura me makina, kjo hapësirë është i vetmi vend ku ata mund të lozin të lirë, mirëpo sa është e shëndetshme kjo kur ky vend është i mbushur me mbeturina dhe tani kanë filluar edhe makinat t’i parkojnë”, tha Tefik T., banor.

Ata nuk kanë informacion se çfarë do të ndodh me atë hapësirë por apelojnë tek organet kompetente që kjo lagje ka nevojë për hapësira të gjelbra dhe për parqe për fëmijët.

Ish Higjiena Komunale-në Serovë
Ish Higjiena Komunale-në Serovë

“Nuk e dimë nëse do të ndërtohet ndonjë objekt këto ose diçka e tillë, mirëpo ne si banorë apelojmë deri tek komuna që të bëhet hapësirë e gjelbër dhe park për fëmijë sepse siç e dinë edhe ata, në Serovë ka mungesë të madhe të gjelbërimit dhe të vendeve adekuate për fëmijët për të luajtur”, thonë banorët e kësaj lagjeje.

Ish Higjiena Komunale-në Serovë
Ish Higjiena Komunale-në Serovë

Ndërkaq nga Komuna e Çairit, Rami Qerimi thotë se së shpejti ai vend do të rregullohet dhe në të do të ndërtohet kompleks banesash.

“Plani urbanistik për atë pjesë është bërë dhe së shpejti pritet që të rregullohet ajo hapësirë. meqë ajo pronë është private dhe është e BFI-së, ne si komunë nuk kemi kompetenca mbi të, mirëpo nga BFI kanë kërkuar nga ne që të hartojmë plan urbanistik sipas kërkesave të tyre dhe së shpejti pritet që aty të ndërtohen kompleks banesash”, tha për Portalb Qerimi.

Ish Higjiena Komunale-në Serovë
Ish Higjiena Komunale-në Serovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button