Sot fillon “Gongu i Artë”

Sot fillon turneu i 43-të me radhë i boksit “Gongu i Artë”. Turneu do të zhvillohet dy ditë radhazi, sot në palestrën “25 Maj” në Radovish do të zhvillohen meçet gjysmëfinale, ndërsa të dielën në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup duke filluar në ora 11:00 zhvillohen luftërat finale. 

Sipas organizatorëve 12 shtete me gjithsejtë 61 boksier janë paraqitur për këtë turne.  Anglia, Uellsi, Skocia, Nigeria, Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Romania dhe nikoqiri Maqedonia.

Reprezentacionin e Maqedonisë do ta përfaqësojnë 9 boksier: Në  kategorinë 69kg do të paraqitet i riu Hajdin Ferati, pastaj Isak Sulejmani, Martin Aleksov, Sasho Leskakorvski, Bojan Ristovski, Martin Stojçevski,  Dimitar Tashkov dhe Primislav Dimovski. 

Të përkujtojmë se boksieri strugan Fatlum Zhuta, i cili është edhe fitues i fundit i turneut “Gongu i Artë”, kësaj radhe nuk do mund të mbroj titullin, pasi ka kaluar në boksin profesionist. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button