Spanja përpiqet ta pengojë pavarësimin e Katalonisë

Qeveria e Spanjës do të provojë ta pengojë përmes Gjykatës Kushtetuese një mocion që është miratuar në Parlamentin e Katalonisë në mbështetje të pavarësimit të vendit nga Spanja.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se nuk do t’i lejojë separatistët të arrijnë qëllimin e tyre. “Ata e dëshirojnë fundin e demokracisë”, ka thënë ai.

Rajoy ka thënë se votimi i së hënës në parlamentin katalonas ka qenë shkelje e qartë e Kushtetutës së Spanjës.

Mocioni i kaluar në parlamentin krahinor nga katalonasit shpjegon se brenda 18 muajve Katalonia duhet të pavarësohet.

Partitë nacionaliste katalonase kanë siguruar shumicë ulësesh në Parlament, dhe kanë kërkuar që përpara votimit të konsiderohet një referendum për shkëputje nga Spanja.

Kryeministri spanjoll ka thënë se prokurorët e shtetit të mërkurën i kanë bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta suspendojnë rezolutën katalonase menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button