Përplasje e dhunshme në Francë, refugjatët përleshen me policinë (Video)
Një përleshje masive ka ndodhur në një kamp refugjatësh në qytezën e Kalais në Francë.
Pas disa përplasjeve që kishin ndodhur të dielën mbrëma, refugjatët janë përplasur sërish mbrëmjen e së martës. 250 policë morën pjesë në aksion.
Pas përplasjeve me shkopinj gome, policët përdorën gaz lotjsellës dhe ujë me presion për të shpërndarë refugjatët.
Refugjatët e nisur për në Britaninë e Madhe janë mbajtur në kampe nga autoritetet franceze, por për shkak të pakënaqësisë ata kanë tentuar të bllokojnë trafikun dhe të shkaktojnë trazira.